Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të kthesës së Armenit në Selenicë. Mësohet se, si pasojë e shpejtësisë së lartë, një automjet ka goditur nga pas një makinë tjetër.
Për pasojë, kjo e fundit ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur dy persona, anëtarët e një familjeje nga fshati Karbunar.
Një grua është shoqëruar në spital.