Ditët me mot të kthjellët dhe reshje shiu do ia lënë vendin sërish të nxehtit afrikan. Këtë javë Shqipëria do të përfshihet nga temperatura të nxehta.
Duke filluar nga e mërkura deri të premten do kemi rritje të ndjeshme temperaturash për shkak të masave afrikane që ndodhen në brigjet greke. Shqipëria do pësojë rritje të temperaturave dhe të ngjitet në 38 gradë.
Por në fundjavë, moti merr sërish kthesë duke risjellë ditë vjeshte. E shtuna do sjellë rënie të temperaturave, reshje shiu dhe erë të fortë.