-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat e Begajt në Kosovë, Xhaferaj për “5pyetjet.al”: Incidenti dhe traktati

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë dy ditore në Kosovë, që ishte e para pas betimit në krye të shtetit. Hapësirën kryesore të vizitës e zunë dy çështje, kërkesa e Presidentes Vjosa Osmani për të traktat për mbrojtje të përbashkët mes Tiranës dhe Prishtinës dhe refuzimi i takimit nga kreu i LDK-së, Abdixhiku pasi Begaj nuk shkoi në selinë e partisë që ai drejton.

Pjesë e delegacionit që shoqëroi Bajram Begajn ishte edhe deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj. “5pyetjet.al” e kontaktoi zotin Ferdinand Xhaferaj, i cili e cilësoi ta panevojshme dhe që mund të ishte shmangur incidenti me refuzimin e takimit nga kreu i LDK-së.

Në mënyrë të padiskutueshme ishte mirë që takimi të mbahej. Vendi që kishte zgjedhur Presidenca, në Kuvendin e Kosovës, aty erdhën të gjitha partitë opozitare për të mbajtur takimin. Nëse shikojmë në të shkuarën, edhe Presidentë të tjera kanë shkuar, shumë modele kanë ardhur nga politika, por Presidenti aktual nuk vjen nga politika dhe respekton strikt protokollin. Për mua vizita ishte shumë e suksesshme dhe shumë kontribuuese duke pasur në konsideratë momentin që po kalon Kosova në veri” tha ai.

Gjatë vizitës, Vjosa Osmani kërkoi traktat mbrojtje të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Kosovës, që të rrokin armët njëkohësisht në rast të cenimit të sigurisë së njërit shtet. Deputeti i PD-së, tha se këtë kërkesë e bëri edhe Albin Kurti.

Ishin shumë elementë që u diskutuan si me Vjosa Osmanin, kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, traktati ishte një nga elementët, që mendoj se do të përbëjnë axhendat e ardhshme”.

Po, Presidenti ishte dakord? “Zoti Begaj e dëgjoi me shumë kujdes dhe ishte shumë i vëmendshëm. Duke pasur parasysh problematikën ku ndodhet Kosova, kërkon më shumë angazhim të Shqipërisë. Osmani kërkoi një traktat të përbashkët, e kërkoi edhe kryeministri i Kosovës dhe Begaj e dëgjoi me shumë kujdes” tha ai për “5pyetjet.al”.

Ish-gjenerali që u bë President kishte një kërkesë edhe për KFOR-in gjatë takimit me gjeneralin hungarez referuar tensioneve në veri. “Presidenti ishte shumë insistues në takimin me gjeneralin hungarez, gjeneralin e KFOR-it lidhur me angazhimin më aktiv të KFOR-it në veri të Kosovës” tha Ferdinand Xhaferaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit