Blerim Bekqeli është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Bekqeli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga komisariati i Tropojës për trafikim mjetesh motorike.
Njoftimi i policisë
Në PKK Morinë, në dalje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me homologët kosovarë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.