Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj gjatë vizitës në Kosovë përveç presidentes Osmani takoi edhe e kryetarin e PDK, Memli Krasniqi dhe kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj. Me anë të një postimi në facebook Begaj tha se gjatë takimit kishte theksuar si shumë të rëndësishëm dialogun dhe qëndrimin e përbashkët mes aktorëve politikë në vend.

Postimi:
“Kënaqësi të takoja në selinë e Kuvendit në Kosovë, drejtues të partive opozitare shqiptare dhe përfaqësues të minoritetit në Kuvend. Me kryetarin e PDK, Memli Krasniqi dhe kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj, nënvizova si shumë të rëndësishëm dialogun dhe qëndrimin e përbashkët mes aktorëve politikë në vend, për sfidat madhore me të cilat përballet Kosova. Koha për punë intensive dhe të matshme për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dypalëshe si dhe shtimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sidomos në atë ushqimore dhe energjitike.”
Por gjatë vizitës së tij të parë si president i Shqipërisë Bajram Begaj nuk u takua me kreun e LDK-së.