-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Identifikohet 17-vjeçari që grabiti argjendarinë në Lezhë

Kryesoret

Përmes një komunikate zyrtare policie bën me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i grabitjes, i cili është një 17-vjeçar me inicialet K.N.

17-vjeçari u fut në dyqanin e bizhuterive me skafandër në kokë, dhe pasi mori disa sende me vlerë, u përlesh në ikje me pronarin e dyqanit.

Adoleshenti mundi të merrte motorin me të cilin kishte shkuar në vendngjarje dhe është larguar prej aty.

Policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë / Vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit