-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deti në Hagë, Meta: Kam fakte të forta kundër Ramës, Begaj s’ka çfarë të bëjë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se në shtator do të nxjerrë në dritë fakte tronditëse të lojës së Edi Ramës për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo aferë, tha Meta, do ta marrë Edi Ramën në fund të detit.

“Çështja e detit është një krye aferë shumë e rëndë. Mos bini në lojën e Ramës për të nxitur retorika anti-greke, Greqia ka qenë dhe është në interesin e saj për të gjetur një zgjidhje për derisa është e interesuar edhe të përfitojë për të shfrytëzuar jo vetëm hapësirën detare por të gjitha pasuritë e mundshme dhe nuk e kemi problemin nga Greqia, por nga Edi Rama.

Kjo aferë do ta marrë në fund të detit. Unë i kam çuar një letër Kuvendit. U kam çuar vetëm një pjesë të dokumentit, të lojërave të këtij personi, i marrë peng” tha ai.

Meta kishte një porosi edhe për pasardhësin e tij, Bajram Begaj. “Presidenti ka përgjegjësitë e veta si institucion që i përcakton vendimi i Kushtetues i kërkuar nga PS për këtë çështje dhe presidenti i mëparshëm, zoti Meta ka përmbushur me besnikëri të gjitha detyrimet e tij, ka bërë përpjekje që kjo çështje të zgjidhet sa më parë.

Sa i takon presidentit aktual, mendoj se është në dijeni të çështjes dhe letrës, që iu drejtua parlamentit, pasi është institucion kryesor në Shqipëri.

Presidenti aktual, të gjitha zhvillimet e mëparshme mund ta bëjnë pak më të vështirë kontributin e tij, pasi kryeministri aktual ka marrë disa veprime të faktit të kryer në mënyrë tinëzare për të ecur me faktin e kryer. Është detyrë e parlamentit dhe cdo institucioni tjetër” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit