Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vdekjen e turistit italian në Sarandë, i cili ndërroi jetë pak momente pasi shkoi në spital. 33 vjeçari Domeniko Niccoli ishte për pushime me familjen në Sarandë.
Në spital ai ka shkuar direkt nga plazhi pas shfaqjes së problemeve me zemrën. Sipas burimeve 33-vjeçari kishte konsumuar shumë alkool dhe kur është futur në det nuk është ndjerë mirë. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës ku edhe pse iu dha ndihma e parë mjekësore nuk mundi dot të mbijetonte.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës shkak për vdekjen e tij ka qenë arresti kardiak. Trupi i tij do te transportohet drejt Tiranës për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekësore më të detajuar për të mësuar shkaqet e vdekjes.