-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD në derën e inceneratorit të Fierit: Pse nuk ndërpritet kontrata, SPAK ku je?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luan Baçi sot ishte në inceneratorin e Fierit për të ngritur të tjera pyetje dhe për të denoncuar aferën miliona euro me djegësit.

Ai tha se pavarësisht kohës që mund të kalojë, përgjegjësit do të vendosen përpara drejtësisë duke kërkuar reagimin e SPAK-ut dhe ndërprerjen e kontratës me kompanitë e impianteve që edhe pse janë në kërkim vazhdojnë të marrin fonde.

“Një kontratë koncensionare është lidhur mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë Integrated “Technology Ëaste Management” që në tetor 2016. Vlera e kontratës është 30 milion euro.

Partia Demokratike, opozita dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile e kanë denoncuar pa ndërprerje atë koncension që u kthye në mega-aferë. Thuajse 6 vjet më vonë ende ka shumë pyetje, por asnjë dilemë. Pronarët e inceneratorëve janë në kërkim, ndërkohë që produktet e veprës penale nuk bllokohen.

Përgjigjet duhen kërkuar te mëkati apo korrupsioni fillestar. Që në firmosjen e kontratës mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Klodian Zotos ka shumë gjëra që “mbajnë erë”. Kompanitë e djegies së mbetjeve, që u krijuan për ta zhdukur erën e keqe nga qytetet, bënë të kundërtën, e shtuan atë. Duke shtuar, bashkë me erën, edhe kostot të cilat llogariten në kufijtë e 500 milion eurove.

Sot, si çdo ditë, kemi këto pyetje të thjeshta për SPAK:

1.    Pse nuk ka një VKM për 30 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo ka nje te tille dhe mbahet i fshehur?

2.    Pse kjo kontratë 30 milion euroshe nuk është botuar fare në Fletoren Zyrtare?

3.    Kush kishte tagrin që të injoronte vendimin e Fierit dhe ta ndërtonte krejt tjetërkund nga 10 vendosjet e vlerësuara nga Bashkia e Fierit?

4.    Para 3 vitesh KLSh njoftoi se ishin marrë 88% te fondit për inceneratorin e Fierit por nuk ishin investuar as 12%! Ku shkuan ato para?

5.    Pse nuk ndërpritet kontrata dhe të dërgohet për ndjekje penale? 

Këto janë pyetjet dhe secili i formulon vetë përgjigjet. Por, deveja nuk futet në thes. Thesi nuk bëhet dot llogari në offshore dhe, sado të vonojë koha, një ditë vjedhësit që e varin xhaketën te firma e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij do të japin llogari” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit