Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, bëri një postim në Tëitter mbrëmjen së martës, ku shkruante se po blinte Manchester United, klubin anglez që është në një krizë totale në këtë nisje të sezonit.
Ky postim çoi në qiellin shtatë tifozët e “djajve”, por nuk zgjati shumë. Në një tjetër postim, ai sqaroi se ishte duke bërë shaka dhe nuk po blinte asnjë ekip futbolli.
“Jo, kjo është një shaka në Twitter. Unë nuk po blej asnjë ekip sportiv”, shkroi Musk, i cili ka shkuar edhe në hapësirë, por deri tani ka qenë jashtë sportit më të bukur në botë, futbollit.