-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të rrokim armët së bashku”! PS rrëzon Osmanin? Vjen reagimi i parë për “5pyetjet.al”

Kryesoret

Dy ditë më parë gjatë vizitës në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani i kërkoi kreut të shtetit shqiptar Bajram Begaj miratimin e një traktati mbrojtje të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Kosovës, që të rrokin armët njëkohësisht në rast të cenimit të sigurisë së njërit shtet.

Të njëjtën kërkesë, Begajt ia bëri edhe kryeministri Albin Kurti duke qenë në sinkron. Por, fillimisht Bajram Begaj tha se e kishte dëgjuar me vëmendje kërkesën dhe më pas shtoi se në dorë e kanë kuvendet respektive të dy vendeve duke e kaluar “topin” te qeveria.

Deri tani nuk ka pasur asnjë fjalë nga kryeministri apo ndonjë eksponent tjetër socialist. “5pyetjet.al” iu drejtua Bardhyl Kollçakut, ish-gjeneralit që u bë deputet dhe tani është anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare për ta pyetur nëse një kërkesë e tillë është e mundur të realizohet.

Ai u shpreh se nuk e ka dëgjuar kërkesën e Vjosa Osmanit, por theksoi se mes dy vendeve ekziston një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjelltë duke lënë të kuptohet se mund të mos merret në konsideratë.

Unë di që ne me Kosovën kemi marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ku janë të përcaktuara fushat dhe përgjegjësitë. Është tepër e gjerë që përmban shumë pika.

Kjo marrëveshje është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e dy vendeve. Ndërsa për këtë kërkesën që flisni nuk e kam dëgjuar dhe nuk mund të them gjë konkrete pasi do të spekuloja” tha ai për “5pyetjet.al”.

Edhe nga Partia Demokratike, si nga krahu i Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt ende nuk ka pasur një qëndrim zyrtar për këtë kërkesë të Prishtinës zyrtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit