-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Janë trefishuar tarifat për mbetjet”, Partia e Lirisë: Kjo ishte “shuplaka” e radhës për Durrësin

Kryesoret

Partia e Lirisë përmes një postimi në Facebook ka reaguar këtë të mërkurë në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në Durrës.

Ajo shkruan se për trefishimi i tarifës për menaxhimin e mbetjeve, është “shuplaka” e radhës për qytetarët e Durrësit.

“Bashkia e Durrësit 3 herë më shumë ‘duart në xhepat e durrsakëve’ në vitin 2023!

Këmbanë alarmi për qytetarët e Durrësit, trefishohet tarifa e menaxhimit të mbetjeve!

Bashkia nuk ka burime, apo kapacitete të përballojë menaxhimin e mbetjeve me buxhetin e vet. Bashkia e Durrësit nuk arrin të mbulojë shpenzimet për pastrimin e territorit, apo të grumbullimit të mbetjeve. Tarifat që mbledh kjo Bashki për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve nuk mbulojnë dot shpenzimet për këtë funksion prej vitesh. Madje diferenca mbulohet nga fondet e tjera të bashkisë, të cilat mund të përdoreshin për shërbime të tjera, si më shumë investime në arsim, pastrim të qytetit, vijës bregdetare etj.

E si pasojë e dështimit të saj Bashkia vjedh nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në Durrës, duke trefishuar tarifat në vitet pasardhëse!

Si mos të mjaftonte kriza nga tërmeti dhe pandemia, familjet durrsake duhet të paguajnë ‘tekat e çmëndura’ të ksaj qeverie të pangopur!

Kjo ishte ‘shuplaka’ e rradhës për qytetarët e Durrësit dhe ‘shpërblimi’ i Bashkisë pasi kërkuan votën në Zgjedhjet Vendore të 6 Marsit!”, shkruan Partia e Lirisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit