Dua Lipa, ndërsa vijon të shijojë pushimet e saj familjare në jugun e Shqipërisë, fama e saj rritet edhe më tej, ndërsa nuk ka dyshime se ajo është e preferuara e Mark Zuckerberg. Gjiganti i rrjeteve sociale nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të komplimentuar yllin botëror me origjinë shqiptare.
Së fundmi, autorja e “One Kiss” po shijon disa ditë pushime në bregdetin shqiptar. Dua ndau me të gjithë në rrjetet e saj sociale Instagram dhe Facebook disa foto ku dukej mjaft atraktive me një fustan gri.
Krahas fotove, artistja shkruante “ Vajzë shqiptare në Shqipëri”. Ky postim nuk ka kaluar pa i rënë në sy “Facebook”, i cili ka lënë një koment poshtë fotos në fjalë.
“Dua Lipa Mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan gjigandi i rrjeteve sociale. Edhe këtë herë Dua Lipa ia doli që jehona e Shqipërisë dhe shqiptarëve të dëgjohet kudo. Ku edhe Mark Zuckerberg, nuk kursehet të komplimentojë një yll me rrënjë shqiptare.
Kujtojmë që edhe me parë, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e Facebook. Në një postim të yllit të popit para Sunny Hill Festival në Kosovë, faqja zyrtare e Facebook shkruante: Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.”