-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 viktima për 12 orë! Partia e Metës: Nuk ka më shtet

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend ku u regjistruan katër viktima në tre ngjarje brenda 12 orëve. Ai thotë se shteti nuk ekziston më dhe se krimi është ai që ka shtetin e vet.

“Nuk ka shtet! Ka vetëm krim që ka shtetin e vet! Katër viktima në më pak se 24 orë është bilanci tragjik i revanshit të krimit dhe pasigurisë së jetës në mbarë vendin. Mungesa e autoritetit të shtetit dhe vigjilencës për të parandaluar dhe goditur krimin përpara se ai të marrë jetët e qytetarëve është një akuzë e fortë për Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit.

Të kontrollosh jetën private, “deri edhe mendimet” e qytetarëve nëpërmjet patronazhistëve, por të dështosh me institucionet e ngarkuara me ligj në parandalimin e vrasjeve dhe moskapjen e autorëve të tyre do të thotë se kjo Qeveri është në aleancë me krimin, mburojë dhe frymëzuese e tij.

Një Kryeministër që 10 vite në pushtet promovoi krimin dhe trafikun e drogës me ministra në Qeveri, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë është tregues se në Shqipëri krimi e ka kapur për fyti shtetin. Është Rama përgjegjës që krimi nga nëntoka, ka dalë në publik dhe demonstron forcën para qytetarëve, duke u marrë deri dhe jetën” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit