Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Lezhë. Paraprakisht mësohet se personat e plagosur janë përfshirë në një sherr mes tyre që ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta.
Në konflikt janë përfshirë Alban Bibaj dhe Aleksandër Lulaj duke qëlluar njëri-tjetrin. Plagët e shkaktuara në trup janë të shumta.
Të plagosurit janë transportuar në spital. Grupi hetimor po sqaron rrethanat e ngjarjes. Në 24 orët e fundit ka pasur disa ngjarje kriminale në vend nga Saranda, në Elbasan dhe Vlorë me dy viktima paraditen e sotme.