Gjirokastra ka mbetur pa drita për shkak se është djegur një kabinë elektrike. Punonjësit e OSHE-së po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Dyshohet se mbingarkesa në rrjet ka sjellë edhe djegien e kabinës elektrike. OSHEE ka ndërhyrë menjëherë dhe po punojnë për rregullimin e kabinës elektrike në mënyrë që t’iu kthehet energjia elektrike qytetarëve.