Një grup muxhahedinësh (opozita iraniane) kanë protestuar në Durrës në panairin e librit kundër stendës së Iranit që ishte vendosur. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër regjimit të Teheranit anëtarët e MEK-ut janë përplasur me bashkëkombësit e tyre dhe policinë.
Disa prej muxhahedinëve u shoqëruan nga policia pas momenteve të tensionit. Muxhahedinët, opozitarë iranianë që prej dekadash luftojnë kundër regjimit të Teheranit dhe që kanë një vendstrehim të rëndësishëm në Manzë të Durrësit, ishin të pajisur me pankarta ku kërkonin mbylljen e stendave iraniane.