Paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës në fshatin Panaja u shënua një atentat me dy viktima. Emrat e tyre ende nuk dihen.
Por mësohet se nga atentati ka mbetur edhe një person tjetër i plagosur duke e rënduar akoma më shumë bilancin.
Autorët që mendohet se kanë qenë dy i kanë ndjekurme një “Benz” dhe i kanë qëlluar në lëvizje me kallashnikov.
Makina e viktimave ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal duke krijuar idenë fillimisht se kishim të bënim me një aksident.
Disa minuta më pas autorët kanë djegur makinën në afërsi të Fierit.