-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plehrat, PD: Durrsakët po mbajnë me lekë Klodian Zoton në arrati

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për rritjen e kostos së përpunimi të plehrave në Durrës.

Këllëçi është shprehur se mbyllja e landfillit të Porto Romanos nuk solli gjë tjetër por një tjetër vjedhje për xhepat e qytetarëve dhe një pasurim për kompanitë fantazmë të Klodian Zotos.

Në 2020-n kjo bashki u merrte qytetarëve dhe bizneseve 112 milionë lekë të reja prej taksës së pastrimit.
 
Mirëpo duke filluar nga viti që vjen, Bashkia Durrës, e drejtuar formalisht nga Emirjana Sako dhe faktikisht nga Vangjush Dako, do t’u marrë qytetarëve trefishin!
 
Rrumbullak 315 milionë lekë të reja! Këshillit Bashkiak të Durrësit iu duk ide e shkëlqyer që qytetarët do të paguajnë 3 herë më shumë, praandaj e miratoi direkt këtë propozim.
 
Por prapë nuk gjejnë të ngopur. Në 2024-n, në 2025-n parashikohet të shkojë në 320 milionë euro. Kjo dihet ç’pasoja sjell. Këto para do u merren qytetarëve për t’i trefishuar fitimet Klodian Zotos. Mirë halleve që shtoi pandemia dhe tërmeti, por tani qytetarët e Bashkisë Durrës kanë mbi kurriz edhe Klodian Zoton e inceneratorëve
,” është shprehur Këlliçi.

Ndërkohë që ai ka shtruar pyetjet:

-Me ç’mendje trefishoni një taksë bashkiake pa ndërhyrë fillimisht në rroga dhe pensione?
 
-Përse kryebashkiakja Sako dhe Këshilli Bashkiak i Durrësit e pranuan këtë propozim radikal? Kush ju detyroi? Mbi ç’arsyetim ose studim u kërkua trefishimi i taksës së pastrimit?
 
-Ku do të depozitohen tani mbetjet e Durrësit? Në cilin incinerator do të digjen dhe ku ndodhet ky incinerator? Deri tani nuk kemi parë asnjë.
 
-Ku janë dokumentet që qartësojnë veçoritë teknike të këtyre inceneratorëve? Ç’teknologji përdorin? Se ju ”incinerator” i thoni edhe kazanit të mbeturinave që digjet në Sharrë. Tregoni ku ndodhet ky incinerator dhe shkojmë e shikojmë bashkë me mediat.                                                               
 
-SPAK, sa valium të kanë dhënë që nuk po zgjohesh nga gjumi?

Këlliçi ka shtuar se qytetarët e Durrësit po vidhen hapur dhe se paratë po shkojnë ër një të arratisur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit