Një sondazh i bërë nga Radio Evropa e Lirë ka treguar se është rritur ndjeshëm numri i serbëve, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës.
“Ndonëse më shumë se gjysma e qytetarëve të Serbisë nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës, edhe sikur ajo të garantonte jetë më të mirë për ta, numri i atyre që mbështesin një Kosovë të pavarur është rritur për 5.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar,” ka shkruar REL.
