Në konferencën e rregullt për shtyp, një zëdhënëse e BE-së bëri me dije se takimet po vazhdojnë në Bruksel, por iu bëri thirrje gazetarëve që të mos pyesin për këtë takim derisa Borrell të flasë.
“Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç do të pasohet nga një prononcim i Borrellit, i cili duhet të fillojë sapo kjo konferencë të përfundojë. Ne ju ftojmë të mos pyesni rreth takimit, i cili është në vazhdim, sepse BE do të deklarohet përmes Borrellit”, tha ajo.
Pas takimit trepalësh mes përfaqësuesve të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Borell e Lajçak po zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiç./ Express