Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka folur për takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç.
Duke mos zbuluar shumë, ai tha se “s’ka kompromis” dhe se Vuçiç sot refuzon të dalë para mediave.
“Ne menduam se është e mundur të arrihet një kompromis. Askush nga delegacioni ynë nuk do të flasë”, tha Petkoviq, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.
“Ne menduam se ishte e mundur të arrihej një kompromis”, shtoi ai derisa tha se “Beogradi luftoi për paqe”.
Petkoviq njoftoi se Vuçiç nesër do t’u drejtohet mediave.