Shpati Lena, 37 vjeç u arrestua në mars të këtij viti nga policia për shkak të një ngjarje të ndodhur në Plazhin e Vjetër, Vlorë.
Lena, i cilësuar si një nga të fortët e Vlorës, i mori jetën biznesmenit Arben Beqiraj, pas një konflikti për një kalë.
Arrestimi i Lenës
I shpallur në kërkim që prej 2019, Lena u kap në 23 mars të 2022 në Durrës, pasi po udhëtonin me një makinë tej normave të lejuara dhe me targa të vjedhura. Pas identifikimit Lena së bashku me Ariel Kingji ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe Kristo Drolli 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”u shoqëruan në gjykatë.
Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Shpatin Lenën.
Si ndodhi vrasja biznesmenit Beqiraj?
Ariel Kingji dhe Shpati Lena ishin në kërkim prej vitit 2019. Ata akuzohen si autorë të rrahjes së Gazmend Alushit në nëntor të atij viti, sherr i cili solli vrasjen e Arben Beqirajt. Viktima bashkë me miqtë e tij ishin në lokalin e tyre buze detit në Vlorë ndërsa Gazmend Alushi ndodhej aty pranë duke shëtitur me kalin në pronësi të Eduart Xhezos.
Arben Beqiraj është bezdisur nga zhurma e kalit dhe pasi ka debatuar me kujdestarin e kalit Gazmend Alushi e ka goditur këtë të fundit. Gazmend Alushi është ankuar tek pronari i kalit Eduart Xhezo për këtë incident.
Kjo ka bërë që Eduart Xhezo bashkë me dy miqtë e tij Ariel Kingji dhe Shpati Leno të armatosur të shkonin në lokalin e Arben Beqirajt dhe pasi janë përplasur fizikisht janë konfliktuar me armë.