-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Arsenali me armë në Tiranë, arrestohet pronari i magazinës, në kërkim djali i tij

Kryesoret

Policia e Tiranës ka zbuluar sot një arsenal të madh armësh në zonën e Yrshekut.

Gjatë operacionit është arrestuar pronari i magazinës, Kujtim Çaushi, 62-vjeç dhe djali i tij, Erlind Çaushi është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arsenali”.
Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.


Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari që i mbante në garazh, shpallet në kërkim djali i tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Kodër-Mëzes, në një magazinë, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arsenali”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • K. Ç., 62 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëethyese dhe i municionit”.
    Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi E. Ç., 35 vjeç.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.
    Po punohet për kapjen e shtetasit E. Ç., si dhe për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit