-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Elbasan, viktima u qëllua me një plumb në kokë

Kryesoret

Qyteti i Elbasanit u trondit ditën e djeshme nga një tjetër vrasje, ku 25-vjeçari Madrit Ulqinaku është goditur pas koke me një plumb nga 20-vjeçari Klodian Shaholli. Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit, pranë stadiumit dhe lokaleve të ndryshme, që ishin ende të populluara.

Sipas organeve të policisë, dy të rinjtë nuk njiheshin paraprakisht, dhe përplasja mund të ketë nisur për motive banale. Ulqinaku, babai i dy fëmijëve, ishte pa precedent penal ashtu si edhe vetë autori, dhe po vinte nga zona e stadiumit në drejtim të një mjeti që rezulton i marrë me qira nga ai.

Në atë moment, autori i krimit, 20-vjeçari Shaholli,  e ka qëlluar atë në kokë me pistoletë, sapo Ulqinaku ka hapur derën e mjetit. Dëshmitarët e shumtë deklarojnë se kanë dëgjuar një të shtënë të vetme, në një pozicion të kokës që nuk i ka dhënë shpresë viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit