-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dinamika e vrasjes në Elbasan, ja si nisi sherri

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri, rreth 25 vjeç, është vrarë me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja që tronditi Elbasanin mbrëmjen e së mërkurës. Madrit Ulqinaku është qëlluar disa herë me armë nga një 20-vjeçar, pas një sherri për arsye banale që kanë pasur, ku janë përfshirë disa të rinj.

Autori dhe viktima kanë pasur një sherr banal, jashtë ambienteve të një lokali. Më pas në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë për të qetësuar gjakrat, por më pas 20-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Ulqinakun.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërsa mësohet se është lokalizuar edhe zona ku mendohet se është fshihet, ndërsa mendohet se ai është ndihmuar nga disa persona për t’u larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit