Emigrimi në Angli me kamion dhe mos gjetja e një pune të ligjshme ka bërë që mijëra shqiptarë të rekrutohen nga grupe kriminale që merren me kultivimin e lëndëve narkotike.
Bledar Tenaj, është një tjetër i kapur i arrestuar nga autoritet britanike pasi u kap i vetëm në një “shtëpi bari”. Tenaj, 35 vjeç, u arrestua pasi policia bastisi pronën në Gathorne Terrace në zonën Chapeltown më 27 korrik.
Në atë banesë policia gjeti 168 bimë kanabis në tre nga katër katet e pronës, me një vlerë në treg deri në 92,000 paund.
Gjykatësi dënoi shqiptarin me 32 muaj burg dhe i tha se ai mund të lirohej në gjysmën e dënimit, me kusht që mos të tentojë të futet sërish në Britaninë e Madhe.