Agjentët e sigurisë në aeroportin “Frederic Chopin” të Polonisë kanë arrestuar një 81-vjeçare daneze që udhëtonte nga Afrika për në Kanada me dyshimin për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Oficerët e doganës vendosën të kontrollojnë valixhen e të moshuarës pasi dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen aspak të këndshme dhe brenda gjetën disa pako me 5 kilogramë heroinë dhe vlerë mbi 515,000 dollarë.
Sipas mediave ndërkombëtare, 81-vjeçarja tha se nuk kishte asnjë lidhje me heroinën e gjetur dhe se anëtarët e familjes i kishin dhënë një valixhe me dhurata për të afërmit në Kanada.
Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur hetimet, por ligji polak parashikon që ajo të përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.