-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Arsenali” në bunker, kush është Kujtim Caushi dhe lidhjet e tij me Elton Deliun

Kryesoret

Një ditë më parë, policia e Tiranës arriti të zbulojë një sasi të madhe armësh e municionesh të fshehura në një godinë të papërfunduar në Kodër-Mëzezë. Për këtë rast u vu në pranga Kujtim Çaushi 62 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim djali i tij.

Mësohet se arsenali i armëve si snajperë, granata hedhës, dylbi, etj si dhe mjete te blinduara, u zbulua nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut, i cili u ekzekutua bashkë me nënën e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008 ne banesën e tyre prapa presidencës në Tiranë.

Elton Deliu u ekzekutua bashkë me nënën në apartamentin e tyre në katin e gjashtë të bëj pallati mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin. Pas vrasjes se tyre bashkëjetuesja e Deliut pati probleme pasurie me familjen Caushi, përplasje e cila nuk u bë e qartë sesi përfundoi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit