Elson Kalaveri, është shqiptari i cili u ekzekutua ditën e djeshme në Piza në Itali.
Ai u vra teksa ishte pasagjer në një makinë, autoritetet italiane njoftuan palën shqiptare. Plagosi Genti Keçin në 2014 në Mamurras, Elson Kalaveri doli para disa javësh nga burgu dhe iku drejt Italisë.
Nisur nga këto rrethana, autoritete italiane si dhe ato shqiptare dyshojnë se ngjarja e rëndë është në vazhdën e hakmarrjes.
Plagosja e në Mamurras
Fillimisht Genti dhe Elsoni u konfliktuan në një lokal nate, pasi viktima kishte ngacmua disa vajza dhe Genti i kërkoi të dilte jashtë barit.
Ata e kanë vazhduar zënkën jashtë lokalit, ku sipas Kalaverit, Keçi e ka ndjekur nga mbrapa me armë dhe ka tentuar ta vrasë. Ata kanë shkuar drejt ambinetev të policisë, ku sipas hetuesve ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë, në të cilën Kalaveri për pak sa nuk i mori jetën Keçit.