-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha dhe Meta e zyrtarizojnë: Mrekulli! Jemi koalicion për bashkitë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë konfirmuar sot të dy se do të jenë në një koalicion në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin tjetër. I pari ishte Sali Berisha që tha se do të jenë bashkë përballë Edi Ramës.

“Koalicion do të ketë dhe do të përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do të jetë në këtë koalicion për PD-në, aksione të PD-së, ato do të zgjidhen me primare.

Cilido që është deputet i PD-së dhe do të kandidojë është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari dhe kryesia e PD-së nuk kanë asnjë pushtet de facto, janë primaret” tha Berisha.

Dy orë më pas erdhi konfirmimi nga Ilir Meta. “Do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat e vërteta opozitare.

Përshëndes idenë e primareve që ka futur Berisha në PD, është e mrekullueshme dhe në rastin e një koalicioni mund të ishte e mrekullueshme për të gjithë koalicionin për të zgjedhur kandidatët më të mirë të opozitës për të gjitha bashkitë tona” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit