-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Defekt teknik, gardianit të burgut të Beratit i digjet makina pak orë pasi mori shërbimin

Kryesoret

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mjeti ka marrë flakē papritur në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut Kastriot Metaj.

Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30 kur edhe kishte marrë shërbimin, ndërkohë flaka u vërejt rreth orës 22:15.

Menjēherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.

Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për kryqur vendin e zjarrit.

Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit, mjeti tip “Mercedez Benz”, pësoi dëme të mëdha. Motori dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit