14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Droni i parë grek “drithëron” Turqinë

Kryesoret

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë dhe herë pas here ndizen duke krijuar idenë se dy vendet po shkojnë drejt një lufte për shkak të kufirit detar.

Vitet e fundit Turqia është krenuar me dronët “Bayraktar-TB2” që kanë bërë kërdinë, jo vetëm në konfliktin e Azerbajxhanit me Armeninë, por edhe në luftën në Ukrainë duke shkaktuar frikë në Athinë.

Por grekët nuk kanë qëndruar në heshtje. Prej disa muajsh tre universitete janë duke punuar për të prodhuar dronin e parë grek. Mediat greke shkruajnë se “droni ka shkaktuar drithmëria në Turqi.

Sipas mediave në Athinë, ndryshe nga dronët klasikë që mund të fluturojnë për 20 deri në 30 minuta, ai që po prodhon Greqia do të mund të fluturojë për rreth 2 orë.

Gjithashtu, mund të përdoret në situata emergjente, si zjarre, përmbytje dhe fatkeqësi të tjera natyrore.

Droni do të jetë në gjendje të fluturojë për 10 orë vazhdimisht dhe të transmetojë nga ajri menaxhimin e një situate kritike për të shpëtuar jetë njerëzish.

Por synimi për të cilin është ndërtuar lidhet me përgjigjen kundër Turqisë për të patrulluar Egjeun dhe Evrosin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit