E enjtja dhe e premtja kanë qenë dy ditë shumë të nxehta në Shqipëri, por duket se situata merr kthesë në fundjavë.
Ditën e nesërme temperaturat do të ulen me 7 gradë celsius sa i përket vlerave maksimale dhe me 3 gradë ato minimalet.
Sipas SHMU dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qëndrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.
Gradualisht reshjet e shiut të herëpashershme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.
Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.