Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Genti Mullai konfirmoi për “5pyetjet.al” se kundër polices Anisa Kostani ka nisur hetimi disiplinor.
Anisa Kostani, policja e Elbasanit që u bë e njohur për shkak se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër sulmoi gazetarët lidhur me ngjarjen e dy netëve më parë ku u vra Madrit Ulqinaku.
Policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes, 18 vjeçarin Horgito Peqinin, ndërsa për policen ky detaj nuk duhet marrë parasysh.
Policja e famshme shkoi deri aty madje sa cenoi edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diplomën.
Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.
Policja e famshme theksoi se zero vrasje dhe plagosje vetëm në parajsë ka. Për postimin e saj në rrjetet sociale Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.