-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del nga thellësia e liqenit “Stonehenge” i Spanjës

Kryesoret

Thatësira ka pushtuar disa shtete në Europë gjatë kësaj periudhe duke arritur nivele historike. Një situatë e ngjashme ka përfshirë edhe disa rajone në Spanjë.

Liqeni Valdecañas është tharë pjesërisht dhe kjo ka bërë që largimi i ujit të zbulojë Dolmen e Guadalperal, e ngjashme me Stonehenge në Angli.

Rreth 150 gurë të vendosur në këmbë datojnë rreth 5 mijë vjet para Krishtit. Për herë të parë, ata u zbuluan në vitin e largët 1924. Gati 20 vjet më vonë, më 1963, lugina u përmbyt qëllimisht me urdhër të diktatorit spanjoll Franko.

Këta gurë janë të paktën 2 mijë vjet më të vjetër se Stonehenge në Angli. Ata kanë detaje të valëzuara, për të cilat besohet se përfaqësojnë lumin Tagus, i cili ndodhet jo larg nga zona. Sipas disa teorive, këto struktura parahistorike mund të jenë përdorur si tempuj ose mund të jenë vendosur mbi varre aty nga keltët rreth 7 mijë vjet më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit