Presidenti kroat, Zoran Milanoviq kritikoi ashpër qeverinë e vendit të tij duke e pyetur se përse është dashur të ftohet anëtari i një qeverie e cila po kryen spastrim etnik në popullin e Gazës.
“Sa i gabuar është takimi me një anëtar të qeverisë izraelite tregon edhe deklarata e tij e sotme, në të cilën ai krahason Luftën Çlirimtare Kroate me agresionin izraelit në Gaza! Kjo është fyese për Kroacinë dhe për të gjitha viktimat e agresionit kundër saj, sepse Kroacia u mbrojt, në dallim nga Izraeli që po sulmon dhe po vret dhjetëra mijëra njerëz në Gaza”, thuhet në reagimin e Milanoviq në Facebook.









