Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Selanik, mes dy shqiptareve. 27-vjeçarja është sulmuar disa herë me thikë, dhe është kërcënuar vazhdimisht për motive xhelozie nga Andreas Theodoropoulos.
Sipas avokatit të 27-vjeçares, Andreas Theodoropoulos, autorja 25-vjeçare në dëshminë e saj ka thënë se i ka dërguar mesazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale 27- vjeçares dhe prindërve të saj, me të cilat e kërcënonte me vrasje.
“Merre vajzën tënde se do ta vras”, u shkruante 25-vjeçarja prindërve të viktimës, ndërsa thoshte se ishte e fiksuar dhe xheloze se ajo ishte më e bukur.
Gjithashtu, në mesazhe i thoshte se nëse do ta merrte vesh se do të kishte kontakte me ish-burrin e saj, do ta shkatërronte atë dhe familjen.
Avokati i së plagosurës ka shpjeguar se viktima është goditur dy herë me thikë në pjesë kyçe të barkut, plagët ishin të thella dhe jeta e saj ishte në rrezik të menjëhershëm, pasi nëse goditjet do të kishin qenë disa centimetra më afër vendit ku ndodhet arteria qendrore, ato mund ta kishin privuar nga jeta.