LSI ndryshoi emrin pak javë më parë në Partia e Lirisë, por jo traditën dhe vendin për kampin veror. Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka postuar një foto në Facebook me deputetin Petrit Vasili, ku njofton nisjen për në Jalë.
“Një e shtunë në paqe dhe gati për në Jalë” shkruan ai duke e shoqëruar postimin me emoji me dy gishtat lart dhe flamurin kuqezi.
Partia që më parë drejtohej nga Monika Kryemadhi dhe tani ish-Presidenti, që e themeloi organizon cdo vit, duke e kthyer në traditë kampin me të rinjtë e forcës politike në bregdetin e jugut.