Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin në uzinën ushtarake të Gramshit nga tre rusë. Edi Rama fillimisht sulmoi Partinë e Lirisë dhe në fund tha se dyshon se kemi të bëjmë me një rrjet spiunazhi.
Edi Rama: Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!