Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se 2 shtetas rusë dhe një ukrainase janë ndaluar nga autoritetet shqiptare, pasi u futën në uzinën e armëve në Gramsh dhe plagosën dy ushtarë shqiptarë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se rusët janë agjentë sekretë.
Ndërkohë, mësohet se është bllokuar edhe automjeti me të cilin shtetasit rusë janë futur në vendin tonë. Bëhet fjalë për një makinë sportive, me targa ukrainase. Dyshohet se ata kanë hyrë në vendin tonë në mënyrë ilegale.