-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte në vendin e ngjarjes, banorja tregon gjithë skemën si tentuan të arratiseshin rusët

Kryesoret

Euronews Albania ka siguruar dëshminë e një personi që kishte qenë prezent në momentin e ndalimit të shtetasit rus që tentoi të futej në uzinën e Gramshit.

Banori që kërkoi të mos identifikohej tha se shtetasi rus ishte ndjekur nga ushtarët deri në vendin ku ndodhej makina e tyre.

Ai tregoi se ishte gjendur në vendngjarje me të birin dhe i kishte kërkuar rusit të ndalonte, por në momentin kur ishte hedhur sprajin në drejtim të ushtarëve, ishte prekur edhe ai me të birin.

“Dëgjuam ca zhurma, ndal, ndal kur erdhi makina. Unë ndërhyra me idenë se kishin vjedhur ndonjë gjë. Në atë moment hodhën sprajin që na kapi dhe ne, mua dhe djalin tim. Ai rusi nisi të bërtiste. Ushtarët u dëmtuan në sy dhe në gjoks. Bashkë me një person tjetër ndërhymë për t’i shkëputur çantën këtij rusit, se nuk e lëshonte”, tha banori.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit