-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Si na sulmuan rusët në Gramsh, ushtarët u kacafytën, Moska hesht, Rama: Ishin agjentë

Kryesoret

Shqipëria u trondit mbrëmjen e së shtunës pas një sulmi nga dy rusë dhe një ukrainas mbi dy ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.

Ngjarja ndodhi pasdite rreth ores 17:30. Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin 23 vjeç janë dy rusët e arrestuar bashkë me një ukrainas. Dyshimet janë të forta se kemi të bëjmë me agjentë.

Prej gati një jave ata kishin hyrë në Shqipëri. Dy ditët e fundit ishin parë në Gramsh pranë uzinës duke bërë foto. Pasdite Zorin tentoi te futej me forcë brenda, por dy rojet i bënë thirrje të ndalonte.

Rusi tentoi të ikte, rojet e bllokuan. Zorin u hodhi spraj neuroparalizues, por prapë nuk arriti të ikte. Policia erdhi e arrestoi dhe në Cërrik kapi dy shokët e tij.

Në polici, rusët edhe ukrainasi thanë se erdhën për turizëm, por droni, aparati me foto të uzinës dhe harta bashkë me materiale të tjera kompromentuese i tradhtuan. Dy ushtarët e lënduar ndodhen në QSUT jashtë rrezikut.

Politika reagoi, Rusi deri tani ka heshtur. Kryeministri Rama u shpreh se dyshohet se janë tre spiunë. Ilir Meta akuzoi qeverinë, ndërsa Sali Berisha kërkoi heqjen e vizave me rusët që muajt e verës futen lirisht në vendin tonë.

Hap pas hapi çdo gjë që ndodhi pas sulmit në Gramsh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit