Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të Lushnjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka devijuar trafikun.
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.