Shqipëria në “alarm” nga agjentët. Një ditë pasi në Gramsh u arrestuan dy rusë dhe një ukrainas të dyshuar për spiunazh, sot në Poliçan u kapën dy të huaj të tjerë duke fotografuar uzinën e armëve.
“5pyetjet.al” kontaktoi kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj i cili tha se uzina ku më parë prodhoheshin armë tani nuk ka asnjë funksion.
“Nuk jam informuar për lajmin pasi jam në Malin e Tomorit për pelegrinazhin dhe ditët e festës, por për mua uzina nuk ka asnjë sekret.
Këtë e them si ish-punonjës i uzinës. Ajo ruhet për shkak të makinerive që ka brenda por nuk prodhon asgjë. Nuk punohet” tha ai për “5pyetjet.al“.