Një konflikti i rëndë ka ndodhur në një lokal në Ndroq. Saimir Mansaku ka plagosur ka goditur me sende të forta Përparim Troplinin.
Më pas xhaxhai i Saimirit, Halit Mansaku është futur për t’i ndarë dhe ka përfunduar duke u përfshirë edhe ai në konflikt.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, në pranga është vënë Saimir Mansaku për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” si dhe xhaxhai i tij Halit Mansaku për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.
Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë Petrit Reka, pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e Halit Mansakut, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë, 2 krehëra arme zjarri pistolete dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.