Presidenti bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes në Gramsh, ku dy rusë dhe një ukrainas sulmuan rojet për të hyrë brenda uzinës së armëve.
Begaj është shprehur se është në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe ka shprehur mbështetjen e tij për punën e tyre deri në zbardhje të plotë të ngjarjes. Më herët Begaj ka qenë vetë në krye të FA-së.
“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare .
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë“, është shprehur ai.