-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Gramsh tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë ato

Kryesoret

Një sulm ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh ka bërë bujë dhe në mediat ndërkombëtare.

Reuters, The Guardian dhe DailyMail kanë shkruar për ngjarjen e ndodhur.

Këto media ka theksuar faktin se 3 të arrestuarit mund të jenë agjentë rusë, po ashtu ato kanë shtuar se uzina ka tërhequr vëmendjen për shkak të prodhimit të plumbave të kallashnikovit modeli rus AK-47.

Reuters
Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka njoftuar të shtunën se dy ushtarë u plagosën në përpjekje për të ndaluar dy rusë dhe një ukrainas, të cilët tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake në Shqipërinë e Mesme.
“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase janë përpjekur të hyjnë në fabrikë”, tha ministri.

“Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin impiantin, por gjatë përpjekjeve të tyre për të ndaluar tre shtetasit e huaj kanë lënduar dy ushtarët tanë”, tha ministria, duke shtuar se ushtarët janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se tre shtetasit e huaj u arrestuan. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se tre personat janë “të dyshuar për spiunazh”.

Ministria e Mbrojtjes tha se njëri prej të arrestuarve, i identifikuar vetëm si shtetasi rus M.Z., 24 vjeç, ka hyrë në territorin e uzinës së Gramshit dhe po përpiqej të bënte foto. Mësohet se burri përdori një lloj sprej kundër ushtarëve ndërsa përpiqej të arratisej pasi u ndalua nga rojet.

Dy të tjerët, një grua ruse e identifikuar si S.T., 33 vjeç dhe një ukrainas F.A., 25 vjeç, u arrestuan gjithashtu në afërsi.
Shumë turistë rusë dhe ukrainas vizitojnë Shqipërinë përgjatë pushimeve verore. Baza ushtarake e Gramshit është më shumë se 70 kilometra larg plazheve.

Gjatë periudhës së regjimit komunist, Gramshi u përdor për prodhimin e pushkës së tipit rus AK-49.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit