-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Uzinën e Gramshit, media e njohur britanike: Putin u poshtërua sërish!

Kryesoret

Media britanike Express gjatë ka shkruar se Vladimir Putin ka pësuar poshtërim tjetër pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh në Shqipëri.

Më tej media britanike thotë se një nga të dyshuarit meshkuj dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi.

Artikulli i Plotë:

VLADIMIR PUTIN ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente.

Një nga të dyshuarit meshkuj dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha në një deklaratë: Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në fabrikë. Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin impiantin, por gjatë përpjekjeve për ndalimin e tre shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarë tanë. Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit, një nga shtetasit rusë, i identifikuar me inicialet MZ, 24 vjeç, përdori sprej neuro-paralizues mbi dy rojet e sigurisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rami, tha se tre personat ishin “të dyshuar për spiunazh”. Ai vlerësoi rojet e fabrikës për veprimet e tyre, duke postuar në Tëitter: Çfarë krenarie për rojet ushtarake që neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh. Tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Një kanal lajmesh në Shqipëri ka mundur të identifikojë dy nga spiunët rusë. Gruaja ishte 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin – të dy janë rusë. Zonja Timofeeva dihet se udhëton nëpër botë dhe bën fotografi të “objekteve të çuditshme”, siç janë avionët e vjetër.

Ajo drejton një blog të quajtur Lanor Sator photography, për të cilin disa kanë pretenduar se financohet nga inteligjenca ruse. Zonja Timofeeva ka mohuar çdo lidhje me agjencitë e inteligjencës ruse.

Në një postim në blogun e saj, ajo shpjegoi: Unë shpesh marr pyetje si kjo (kush ju financon) – dhe vazhdoj të shoh blogun tim të referuar diku në internet si ‘projekti fotografik i Lana Sator’ – edhe pse @lanasator është vetëm një person. Unë udhëtoj shumë, vetëm kështu – blej një biletë, gjej një vend për të qëndruar, kap çantën e shpinës dhe nis rrugën! Unë e kam bërë këtë për më shumë se 15 vjet. Blogu im nuk sponsorizohet nga asnjë inteligjencë e huaj.

Pavarësisht mohimeve të saj, dyshimet vazhdojnë për natyrën e vërtetë të udhëtimeve dhe fotografive të saj.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit