-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh, çfarë akuzash ka ngritur prokuroria ndaj rusëve dhe ukrainasit

Kryesoret

Prokuroria e Elbasanit e ka regjistruar për çështjen e rusëve dhe ukrainasit që hynë në uzinën e Gramshit.

Akuzohet ngrihen në bazë të tre neneve të Kodit Penal, nenit 214, 237 dhe 279.

Po çfarë parashikojnë këto nene: 

Neni 214
Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 237
Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 279
Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit